Struga Trim Lum pak minuta më parë në faqen e saj zyrtare në facebook, ka paralajmëruar një transferim të ri, e që me shumë gjasa pritet të jetë ai që e paralajmëronte edhe trajneri Qatip Osmani, gjatë intervistave të tij të në Antalia të Turqisë, aty ku kampionët e vendit ndodhen që nga data 18 janar.
Sipas Osmanit, Struga Trim Lum do të përforconte rradhët e veta me një mbrojtës të ri, apo më saktësisht me një qendërmbrojtës.
Si duket Osmani pikërisht në këtë repart ka patur dilema, ndërsa me përforcimin që pritet të zbulohet së shpejti brenda ditës, të njëjtat priten të zgjidhen, kjo pasi sipas paralajmërimeve të bëra bëhet fjalë për një lojtar me mjaft eksperiencë në futbollin europian.
Siç mëson “infOSport.mk”, i njëjti pas vetes ka edhe një titull kampion në një nga ligat europiane të futbollit, ashtu që si duket drejtuesit e Struga Trim Lum i kanë plotësuar kërkesën trajnerit Osmani.