Stafi teknik i Teutës, me në krye trajnerin Devolli, kanë dhënë dje udhëzimet e fundit para Vllaznisë.
Janë dy mungesat e sigurta në mesfushë për këtë sfidë, Karabeci për shkak kartonësh dhe Arifi për shkak dëmtimi.
Një shqetësim ka pasur edhe mbrojtësi Jazxhi, por pritet të sakrifikojë në këtë ndeshje.
Rikthehet pas një kohë të gjatë Emiliano Vila, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe do të i gatshëm në stol për trajnerin Devolli.