Lautaro Martinez ka vendosur që të përdorë forcën. Pas dollisë së Vitit të Ri ka larguar fantazmat që i fluturonin mbi kokë, i shpartalloi një nga një duke i çuar në hapësirë, afër yjeve dhe hënës. Ishte e vetmja mënyrë për t’u rikthyer njeriu gol dhe për t’u liruar nga një ndjesi mbytëse që e çoi 8 ndeshje pa shënuar.
Në vitin 2025 ka arritur që të shënojë 8 gola në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionit. Tre të fundit i realizoi kundër Monakos dhe ishte tripleta e parë në karrierë në Champions. I treti në historinë e zikaltërve pas Etosë dhe Adrianos. “Jemi një skuadër e madhe. Meritojmë respekt sepse ne i respektojmë të tjerët. Champions-i është objektiv dhe nuk fshihemi”, tha pas ndeshjes.
LIDER- Lautaro ka treguar lëkurën. Viti 2025 e ka ndryshuar, ndoshta për faktin që t’i mbledhësh të gjithë numrat bëjnë 9, atë që preferojnë goleadorët. Vitin e kaluar ishte golashënues në 2 kompeticione, Serinë A dhe Kupën e Amerikës, për më tepër i fitoi të dyja.
Bomberi i dy botëve. Këtë vit iu desh pak kohë për të gjetur veten pasi kaloi një verë pa pushuar fare. Kampion i Italisë, kampion i Amerikës së Jugut, lider i Interit dhe goleador i Argjentinës. Lautaro ka marrë mbi shpatulla botën zikaltër, por nuk trembet. Atij i pëlqen përgjegjësia. Për të nuk është një peshë të ketë shiritin e kapitenit. “Luftojmë për të fituar gjithçka.
Tani mendjen te Milani”, tha ai. Kuqezinjtë janë viktima e dytë e preferuar pas Salernitanës dhe Kaljarit: 9 gola në 19 ndeshje.
SI SIMONE- Lautaro i provoi të gjitha shijet e golit mbrëmjen e së mërkurës. Penalltinë e goditi jo shumë perfekte, por në qendër dhe fort. E dyta ishte një e djathtë tokazi dhe tjetra një shtyrje në rrjetë. Përpara sesa të merrte “standing ovation” në “San Siro” shkoi afër edhe golit të katërt.
Mund të ishte i dyti në karrierë pas atij ndaj Salernitanës. Do të barazonte trajnerin e tij që më 14 mars 2000, në një ndeshje Champions-9 25 vite më parë i shënoi 4 gola Marsejës dhe u fut në histori. Asnjë italian tjetër nuk e ka bërë. Inzagi e zëvendësoi pas disa minutash kur ai shpërdoroi disa raste. Ndoshta e ka menduar edhe këtë.