Vllaznia spektakolare në Durrës

- Bota Sot

Vllaznia spektakolare në Durrës

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 23 të Superiores.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Niko Dovana”, përfundoi 1-3 në favor të miqve.

Gjithçka nisi mirë për shkodranët që në pjesën e parë të cilët gjetën dy gola. Mala dhe Balaj ishin autorët e dy golave të parë, ndërsa për të tretin mendoi Dodaj. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Teutën e shënoi Beshiraj.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e dytë me 40 pikë, por Dinamo dhe Partizani me nga 38 të tilla, kanë nga 1 ndeshje më pak. Ndërsa Teuta me 23 pikë mbetet në vendin e 8-të.



Read it all at Bota Sot