Ish-sulmuesi i Leeds United pranë transferimit te Gostivari!

- Bota Sot

Ish-sulmuesi i Leeds United pranë transferimit te Gostivari!

Sulmuesi Lee Ervin (30), ishlojtar i Helsinkit, është gati të nënshkruajë me Gostivarin. Ai është një sulmues me përvojë nga Skocia, i cili dikur ka luajtur për Leeds United e famshëm.

Ai gjithashtu luajti për klube të tjera në Skoci dhe pati një karrierë ndërkombëtare në Liban, F. Ishujt, Irani dhe Finlanda.

Siç është përfolur, Ervini tashmë ndodhet në kampin e Gostivarit në Kroaci, ku lojtarët po përfundojnë fazën kryesore të përgatitjeve aktuale dhe pasditen e sotme ka kryer një seancë stërvitore me lojtarët e tjerë.

Ai duhet të jetë zëvendësues i Mashikes në sulm, i cili u nda me Gostivarin këtë dimër.

Nëse ky transferim bëhet zyrtarisht, atëherë Erëin do të jetë skocezi i parë që do të luajë në Ligën e Parë.



Read it all at Bota Sot