Mihana vishet kuqezi

- Bota Sot

Mihana vishet kuqezi

Pas përfundimit të aventurës me Kapaz në Azerbajxhan, Redon Mihana ka gjetur ekipin e tij të ri.

Sulmuesi shqiptar është lojtari më i ri i skuadrës së Hamrun Spartans.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nga Malta në faqen e tyre zyrtare ku prezantohet sulmuesi 25-vjeçar me ngjyrat kuqezi, të cilat përfaqësojnë këtë ekip.

Pas eksperiencave në Shqipëri prej vitesh dhe në Azerbajxhan herën e fundit, Mihana tashmë do të ketë mundësinë të militojë dhe në elitën e kampionatit të Maltës.



Read it all at Bota Sot