Bayern i bën dalje yllit francez! Në verë do shitet…

- Bota Sot

Bayern i bën dalje yllit francez! Në verë do shitet…

Prestigjozja Bild raporton se drejtuesit e Bayern Munich i kanë prerë “biletën” Kinglsey Coman. Francezit i skadon kontrata në vitin 2027, por drejtuesit bavarez do e nxjerrin në shitje merkaton e verës së ardhshme, me qëllim për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij.

Dëshira e anësorit francez është të qëndrojë të bavarezët deri në fund të kontratës, por drejtuesit mendojnë ndryshe. Te Bayern po bëhen gati për të bërë një “revolucion” të vërtetë në verë dhe Coman është në listën e sigurt të largimeve.

Me shumë gjasa e ardhmja e yllit francez pritet të jetë në Arabinë Saudite, interes për të ka pasur nga klubet arabe edhe tani gjatë merkatos së janarit, por drejtuesit e Bayern kanë vendosur ta mbajnë deri në fund të sezonit.

Coman ka luajtur në 25 ndeshje këtë sezon me Bayern në të gjitha kompeticionet, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste.



Read it all at Bota Sot