Borusia Dortmund ka shfaqur interesim për portierin kosovar, Diant Ramaj.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari gjerman, Florian Plettenberg.
Dortmundi kishte idenë për të nënshkruar me portierin 23-vjeçar nga Ajax tani dhe më pas ta huazonte menjëherë, qoftë në Bundesligë ose në Danimarkë.
Pastaj Ramaj do të rikthehj në verë te Dortmundi dhe do ta zinte vendin e Gregor Kobel, në rast largimi nga klubi.
Por ky transferim në 48 orët e fundit të merkatos duket i pamundur, pasi Diant Ramaj është përfshirë në skuadrën e Ajaxit, për ndeshjen ndaj Feyenoordit.