Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger, ka pësuar një dëmtim relativisht të lehtë në humbjen 1-0 të Los Blancos të shtunën mbrëma (kundër Espanyol).
Shtatlarti gjerman qëlloi i pafat, sepse u dëmtua me një pasojë vendimtare për skuadrën e bardhë. Ai synon të kthehet në kohë për ndeshjen e dytë të Los Blancos kundër Manchester City në Champions League.
Kjo ndeshje është planifikuar të luhet më 19 shkurt në Santiago Bernabeu.
Pas humbjes 1-0 ndaj Espanyol, Real Madrid është i vetëdijshëm për mungesën e lojtarit të Gjermanisë, i cili ka dëmtuar bicepin e femorit të këmbës së djathtë.
Rudiger do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë sfidat kundër Leganesit në Kupën e Mbretit më 5 shkurt, Atletico Madrid (La Liga, 8 shkurt), Manchester City (Liga e Kampionëve, 11 shkurt) dhe Osasunës (La Liga, 15 shkurt).