Konseisao pas derbit ka lëvdata dhe kritika

- Bota Sot

Konseisao pas derbit ka lëvdata dhe kritika

Serxho Konseisao ka qenë përgjysmë i kënaqur me barazimin e Milanit ndaj Interit. Skuadra e tij u duk se kishte tre pikët e siguruara, kur erdhi barazimi në shtesë nga zikaltrit.

Por gjithsesi ai e ka cilësuar një provë të mirë të skuadrës, ndonëse kjo e fundit vuajti në kontrollin e topit.

Karakter dhe kompaktësi e shkëlqyer: kjo ishte e rëndësishme sonte?

Është folur shumë, disa gjëra nuk janë absolutisht të vërteta. E rëndësishme ishte që ekipi tregoi karakter dhe dëshirë për të fituar. Më shumë se një ndeshje, për ne dhe për tifozët. Qëndrim i madh dhe unitet i madh.

A duhet të ketë më shumë ekuilibër mes pjesës së parë dhe të dytë?

Në pjesën e parë ne u përpoqëm të bënim presing më lart, por jo të gjithë e bënë njësoj. Më pëlqen presingu i lartë, rikuperimi që i bëri Tami mesfushorit të Interit çoi te goli, por më pëlqen që të bëhet 20 metra përpara. Qëndrimi ishte i duhuri dhe ne kemi punë përpara, e dimë.

Nga këndvështrimi i futbollit, çfarë do të dëshironit të shihnit nga ndeshja e radhës?

Do të më duheshin karakteristika të tjera në mesfushë. Anësori ynë i djathtë, kur mbronim më thellë, vendosej në vijën e mbrojtjes. Unë vendosa Himenez në krah dhe Musah brenda.

Sa i përket lojës, duhej të bënim gjëra të ndryshme: duhet të kemi kokën e duhur, ne jemi te Milani dhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë në fushë duke pasur më shumë posedim të topit dhe duke mos lejuar që kundërshtari të shkojë shumë herë në portë. Unë kam pasur gjithmonë një ekip të tillë dhe koha është e shkurtër. Është folur edhe për të ardhmen time. Kam një muaj këtu, i kam ende valixhet në Milanelo.

Çfarë mendimi keni për Leaon?

Qëndrueshmërinë që duam për ekipin e duam edhe për të gjithë individët. Ka momente në lojë kur ai është shumë i fortë teknikisht, në të tjera ai duhet të kuptojë se është pjesë e një kolektivi dhe duhet të jetë i pranishëm edhe në to. Nëse do të jetë kështu, siç e kam thënë, ai mund të jetë një nga më të fortët në botë. Këtë e mëson çdo ditë, jo vetëm të dielave: ai si gjithë të tjerët.



Read it all at Bota Sot