Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

- Bota Sot

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

AC Milan është në proces të largimit të dy lojtarëve të rëndësishëm gjatë afatit të janarit, për të riorganizuar skuadrën dhe për të siguruar financa shtesë. 

Milan dhe Napoli po finalizojnë marrëveshjen për huazimin e Noah Okafor.  

Lojtari do të kalojë te Napoli me një tarifë huazimi prej 2 milionë euro, ndërsa klubi italian ka opsionin për ta blerë për 23 milionë euro.  

Në anën tjetër, Ismael Bennacer është pranë kalimit te Olympique Marseille, pas një marrëveshjeje verbale të arritur me AC Milan.  

Huazimi do të kushtojë 1 milionë euro, me një klauzolë blerjeje prej 12 milionë euro, dhe 3 milionë euro si bonuse.  

Bennacer ka shprehur dëshirën e tij të fortë për të bashkuar me Marseillen.



Read it all at Bota Sot