Zakonisht konsiderohet si një merkato ku skuadrat bëjnë “riparime” në organikë, por nuk munguan transferimet milionere në sesionin e dimrit të tregut të futbollistëve.
Para të gjithëve qëndrojnë tre blerje me vlerë mbi 70 milionë euro.
Në vendin e parë është John Duran, që kaloi nga Aston Villa tek Al-Nassr për 77 milionë euro. I dyti në këtë renditje të veçantë qëndron Omar Marmoush që për 75 milionë euro kaloi nga gjermanët e Eintracht Frankfurt te Manchester City.
Ndërsa shkallën më të ulët të podiumit e zë Kvaratskhelia, që la Napolin dhe u bashkua me PSG-në për 70 milionë euro.
Manchester City ka qenë “mbretëresha” e merkatos së janarit në Europë, duke shpenzuar plot 220 milionë euro në janar për të përforcuar organikën e Guardiolës.
Arabia Saudite vazhdon që të jetë një treg që tërheq vëmendje, ndërsa në Itali skuadrat janë munduar që të plotësojnë boshllëqet, duke kryeer disa goditje interesante në merkato.