Humbja 0-2 ndaj Crystal Palace në kampionat ka sjellë edhe një goditje të rëndë për Manchester United.
Sipas mediave, mbrojtësi i “djajve të kuq”, Lisandro Martinez u largua nga fusha me barelë në lot në sy në minutën e 30-të të pjesës së dytë.
Edhe pse mungon zyrtarizmi, dyshohet për një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë. Pamjet televizive kishin ngritur alarmin, por vetëm ditën e sotme, në vijim të analizave u konstatua shkalla e dëmtimit.
Mësohet se kampioni i botës do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të jetë jashtë fushës për tetë muaj.
Pra, sezoni konsiderohet i mbyllur për Martinez, një goditje e rëndë për klubin në një moment delikat të sezonit. Argjentinasi kishte pësuar probleme të ndryshme me gjurin e djathtë.