Shqipëria do të organizojë një kompeticion madhor si Europiani U-21 që do të zhvillohet në vitin 2027.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i ka dhënë të drejtën Shqipërisë, por në bashkëpunim me Serbin që të organizojnë një event të tillë sportiv.
Një nga personazhet më të spikatur në futbollin shqiptar, si ish-trajneri i Teutës, Edi Martini është dakord me këtë bashkëpunim. Ai thotë se Shqipëria dhe Serbia po bashkëpunojnë në sport dhe kjo gjë nuk e lidh aspak me politikën.
Reagimi i Edi Martinit: "Erdhi dita qe te organizojme nje kampionat europian te 21 vjecareve ne Shqiperi nje super arritje jo vetem ne aspektin sportiv qe jemi te kualifikuar si vend organizator por edhe ne aspektin ekonomik ku Shqiperia do jete kryefjala e te gjithe europes per nje muaj me rralle.
Jemi bashke me Serbine ne kete organizim por sporti eshte sport dhe jo politike.Asnjerit nga ne nuk na ndryshon asgje mendimi per ta por te organizosh nje finale kampionati europian eshte nje enderr dhe nje enderr qe e shikon shume rralle.Brravo dhe suksese ekipit tone kombetar U21 suksese Alban Bushi".