Kukësi “siguron” golat, verilindorët prezantojnë Grezdën

- Bota Sot

Kukësi “siguron” golat, verilindorët prezantojnë Grezdën

Kukësi vazhdon të përforcohet për pjesën e mbetur të sezonit. Verilindorët kanë zyrtarizuar Oniks Grezda.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë për 2 sezone e gjysmë. Sulmuesi është prezantuar nga ana e klubit, ndërsa i urojnë mirëseardhjen.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Oniks Grezda është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!

Sulmuesi 17-vjeçari nga Kosova ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë për 2 sezone e gjysmë dhe do të jetë pjesë e Kukësit deri në verën e vitit 2027!

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje Grezdës dhe suksese me fanellën tonë!”, ka shkruar klubi.



Read it all at Bota Sot