Prizren: Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari

Drejtoria e policisë e Prizrenit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar.

Kamerat e sigurisë kanë identifikuar një të dyshuar teksa kryen veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, më 10 gusht të vitit që lëmë pas, në rrugën “Ismajl Kryeziu”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkëngjitura, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit