Të dielën qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Vota e tyre është vendimtare për të përcaktuar qeverinë e re. Në garë janë 28 subjekte.
Në prag të zgjedhjeve, emisioni “Opinion” në Tv Klan zhvendosi gjithë vëmendjen në Kosovë. Ndërkohë që komentoi gjithë situatën politike në Prishtinë, analisti Baton Haxhiu bëri parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
Duke dhënë një shpjegim për rezultatet në bazë të deputetëve që do të kishte çdo parti, Baton Haxhiu tha se një ndikim për koalicionin për të formuar qeverinë ka dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kreu i saj Lumir Abdixhiku është shprehur se nuk është i gatshëm që të bëjë qeveri nëse nuk del i dyti.
“Kemi një deklaratë të Lidhjes Demokratike që nuk bën qeveri nëse nuk është e para. Momentalisht vetëm Lumir Abdixhiku nuk është i gatshëm që të bëjë qeveri nëse nuk del i dyti. Nëse del i dyti qeveria është e përfunduar”, tha Haxhiu.
Haxhiu tregoi dhe se si e shikonte ai kombinimin e qeverisjes në Kosovë.
Blendi Fevziu: Në fakt ti si e shikon të nesërmen më the 40, 42 ose 43 Vetëvendosja apo jo? Nga 40 në 43 apo jo?
Baton Haxhiu: Jo 40.
Blendi Fevziu: Nuk i fiton më shumë se 40 apo jo?
Baton Haxhiu: Jo, jo. 40 ose 43 deputetë.
Blendi Fevziu: Si e shikon kombinimin e qeverisjes? Në Kosovë thua ti beteja bëhet kush del i dyti?
Baton Haxhiu: Po! Vetëvendosja vetëm një parti nuk e dëshiron që të jetë e dyta, Lidhjen Demokratike!
Blendi Fevziu: Po, të jetë PDK-ja e dyta?
Baton Haxhiu: Pastaj është Grenelli./tvklan.al