Osman Hajdari largohet nga drejtimi i QKUK-së – kandidon për drejtor të Spitalit të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Osman Hajdari largohet nga drejtimi i QKUK-së – kandidon për drejtor të Spitalit të Prizrenit

Ka ndodhur një ndryshim në udhëheqjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Osman Hajdari është liruar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni shëndetësor, ndërsa në vend të tij është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili deri tani ka ushtruar funksionin e drejtorit të administratës në Shërbimet e Përbashkëta Administrative të QKUK-së.

Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një deklarate për Klan Kosovën.

“Ju konfirmojmë se, për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është liruar nga detyra ushtruesi i detyrës së deritanishme të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari”, ka bërë të ditur SHSKUK.

Në sqarimin e mëtejmë, theksohet se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por për një vendim administrativ që synon të garantojë garë të drejtë dhe transparente në procesin e përzgjedhjes.

“Ju lusim që mos t’i jepet kahje tjetër, meqë nuk bëhet fjalë për shkarkim, por për një vendim për rikthim në pozitën e mëparshme, dhe i njëjti ka qenë vetëm ushtrues detyre drejtor”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Sipas këtij institucioni, vendimi është marrë “për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve”.

Lexo edhe:

Këta janë kandidatët potencialë për Drejtor të Spitalit në Prizren



Read it all at Gazeta e Prizrenit