Paul Pogba do të jetë i lirë të luajë duke filluar nga data 1 mars.
Mesfushori po mendon rikthimin dhe prioriteti i tij pas dënimit që mori për përdorim të substancave të ndaluara nuk janë paratë, por lumturia në fushë.
Kontrata e tij me Juventusin u mbyll në nëntor.
Ai tashmë do të jetë i lirë. 31-vjeçari ishte pezulluar për për katër vite në vitin 2023, por dënimi u reduktua në vetëm 18 muaj nga 11 shtatori 2023. Pra, në mars do ta shohim në fushë.
Gazetari Nicolo Schira raporton se Pogba ka marrë oferta nga MLS dhe nga Arabia Saudite. Qëllimi i francezit është krejt tjetër. Ai do të luajë te Marseille.
RMC Sport raporton se Pogba ka vendosur të shkojë atje me rrogë krejt të reduktuar. Ai kërkon minuta loje, adrenalinë dhe vlerësim, por rrogë spektakolare.