Futet në lojë dhe shënon pas tre minutash, paraqitje “brilante” e sulmuesit shqiptar në Pragë

- Bota Sot

Futet në lojë dhe shënon pas tre minutash, paraqitje “brilante” e sulmuesit shqiptar në Pragë

Futet në lojë dhe shënon pas tre minutash, paraqitje “brilante” e sulmuesit shqiptar në Pragë.

Ermal Krasniqi ka dhënë një tjetër paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme në ndeshjen që Sparta e Pragës triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Hradec Kralove.

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë nga tekniku i tij dhe menjëherë pas 3 minutash, Krasniqi arriti të çojë topin në fund të rrjetës.

I shërbyer mjaft mirë nga shokët e skuadrës, ish-sulmuesi i Ballkanit e pati mëse të thjeshtë të mposhtë portierin kundërshtar.

Në 18 paraqitje këtë sezon në kampionatin çek, Krasniqi ka arritur të realizojë katër gola dhe ka asistuar një herë.



Read it all at Bota Sot