Lëndohet Daku, mund t’i mungojë Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit

- Bota Sot

Lëndohet Daku, mund t’i mungojë Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit

Ngarkesa është e madhe dhe lodhja kthehet në avari. Futbolli është kthyer në një punë tepër të lodhshme edhe pse mjaft të paguar, dhe i lënduari i radhës e ka emrin Mirlind Daku.

Siç njoftojnë mediat ruse dhe ato nga Kazani, sulmuesi I kombëtares u detyrua të dilte nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes përgatitore që Rubini e luajti në Antalia ndaj ekipit nga Azerbajxhani, Nefçi Baku.

Azerët fituan 1-0, por rezultati nuk pati shumë rëndësi sepse vazhdon faza stërvitore dimërore, ndërsa shqetësimi më i madh është për Dakun.

Trajneri Rahimov ka deklaruar se lojtari ka ndryshuar kyçin e këmbës dhe se shkalla e dëmtimit do të mësohet pas vizitave mjekësore.

Këto kohë ka pasur disa lëndime të futbollistëve kuqezinj si Ismajli apo Hysaj, e më pak Mitaj e Gjimshiti.

Shpresohet që Daku të mos ketë probleme serioze dhe të kthehet sa më parë në fushë, përcjell abcnews.

Lloji i dëmtimit vështirë se mund ta mbajë gjatë jashtë fushe, pra ai mund të jetë gati për ndeshjet e kombëtares në 10-ditëshin e fundit të marsit për eliminatoret e Kupës së Botës.

Po ashtu, shpresohet të jetë në gjendje të rinisë Premier Ligën ruse me Rubinin, me ndeshjen e parë në 1 mars në Grozni.

Daku është sulmuesi më i mirë i ekipit me 9 gola e 5 asistime, i treti realizues më i mirë i kampionatit.



Read it all at Bota Sot