Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

- Bota Sot

Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Nelu Varga, pronari i CFR Cluj, ka treguar se sa kanë paguar të Ballkani për të transferuar Lindon Emërllahun. 

Aksionari i klubit rumun është i bindur se kanë bërë një goditje me transferimin e kosovarit. 

Varga tha se ka paguar 700 mijë euro për lojtarin, duke treguar edhe përqindje nga shitja e ardhshme.   

“Bëmë një lëvizje të vërtetë në ditën e fundit të transferimeve dhe morëm Lindon Emerllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani”.  

“Kam paguar 700 mijë euro për të, plus 15 për qind për një transferim të ardhshëm”, deklaroi Varga. 

Këtë sezon Emërllahu ka 23 ndeshje, 3 gola dhe një asistim. 

Telegrafi e kishte zgjedhur mesfushorin e talentuar si “Lojtarin më të mirë të vitit 2024”. 



Read it all at Bota Sot