Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se sipas rezultateve aktuale të votave, Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Tashmë që rezultatet e vendvotimeve të rregullta në Kosovë pothuajse janë përfundimtare, ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare është:
1. LVV – 47 deputetë
2. PDK – 25 deputetë
3. LDK – 20 deputetë
4. AAK – 8 deputetë
Derisa votat me kusht ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta, në votat jashtë vendit LVV tradicionalisht performon dukshëm më mirë (bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara)”, ka thënë Cakolli.
Ndërsa shtoi se nëse VV-ja i merr 60% të votave nga diaspora, do t’i marrë edhe dy mandate shtesë në Kuvend.
“Nëse LVV fiton rreth 60% të votave jashtë vendit, mund të marrë deri në dy mandate shtesë, duke arritur në gjithsej 49 deputetë.
Në variantin më pozitiv për LVV, kur fiton mbi 75% të votave jashtë vendit, mund të arrijë deri në 51 deputetë.
Ndërsa, në variantin negativ për LVV-në, kur merr më pak se 50% të votave jashtë vendit, mund të bjerë në 46 mandate”, ka shkruar Canolli./IO