Vetëm pak ditë më parë Luis Enrike (rinovoi deri më 2027), Ashraf Hakimi, Vitinha dhe Nuno Mendez (rinovuan deri në 2029) i betuan besnikëri PSG-së, por ajo që habit opinionin publik në Francë është fakti se “arkitekti” i kontratave të reja nuk ka të ardhmen e sigurt në Paris.
Sipas “Le Parisien”, Luis Okampos ka një kontratë me PSG-në të vlefshme deri në 30 qershor të këtij viti. Nga ana e klubit mësohet se ende nuk ka një akord të ri për ti ofruar drejtorit sportiv portugez.
Ky i fundit preferon që të qëndrojë në Paris, por klubi duket se ka plane të tjera.
Në ditët e fundit mësohet se PSG-ja ka kontaktuar me Andrea Bertën.
Sipas “Le Parisien” 53-vjeçari është një profil mjaft interesant pasi ka mbuluiar me sukses këtë post si te Xhenoa edhe te Atletiko Madrid.