Barcelona e Flick synon majat

- Bota Sot

Barcelona e Flick synon majat

Aktualisht, Barcelona e Hansi Flick është e pandalshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për shënimin e golave.

Skuadra blaugrana në versionin e saj 2024-2025 po i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit të vendosur në sezonin 2014-2015 nga Barça e Messit, Suarezit dhe Neymarit.

Në mes të sezonit, klubi katalanas ka arritur të fitojë 11 ndeshje duke shënuar 5 ose më shumë gola. Këto janë: Valladolid (7-0), Villarreal (1-5), Young Boys (5-0), Sevilla (5-1), Crvena Zvezda (2-5), Mallorca (1-5), Real Madrid (2-5), Betis (5-1), Benfica (4-5) dhe Valencia dy herë (7-1 dhe 5-0). Tani i duhen vetëm edhe dy ndeshje për të barazuar rekordin e mëparshëm, pasi në sezonin 2014-2015, Barcelona shënoi 5 ose më shumë gola në 13 raste.

Robert Lewandowski vazhdon të jetë sulmuesi më i pamëshirshëm i Barcelonës, duke kryesuar listën e golashënuesve të klubit këtë sezon. Polaku ka shënuar tashmë 31 gola mes kampionatit dhe kupave, duke treguar edhe një herë rëndësinë e tij jetike për ekipin e Xavit.

Pas tij vjen Raphinha, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer, me 24 gola të shënuar.

Pavarësisht disa problemeve fizike që e kanë kushtëzuar në mesin e sezonit, edhe talenti i ri Lamine Yamal ka arritur të hyjë në krye të listës së golashënuesve, duke shënuar 11 gola. Ferran Torres, shpesh vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme, ka shënuar 10 gola. Pas tij vijnë Dani Olmo, Fermin Lopez dhe Pedri.



Read it all at Bota Sot