Tek Inter i tregojnë derën Calhanoglun

- Bota Sot

Tek Inter i tregojnë derën Calhanoglun

Duket se aventura e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu tek Inter po i vjen fundit. 31-vjeari ka një kontratë me klubin zikaltër që skadon në verën e vitit 2027.

Por duket se tashmë Inter ka të tjera plane dhe paraqitjet e këtij sezoni nuk bindin më klubin dhe trajnerin Inzaghi. Ndaj dhe klubi zikaltër ka parë për disa opsione për ta zëvendësuar Calhanoglu.

Sipas “Tuttosport”, Inter ka vendosur që ta largojë lojtarin këtë verë në rast se vjen një ofertë e mirë. Shuma që Inter kërkon për ta lënë të lirë mesfushorin është 40 milionë euro.

Turku, që më parë ka luajtur për katër sezone edhe me Milan, është në sezonin e tij po të katërt me Inter, ku në 158 ndeshje zyrtare a realizuar 33 gola.

Duket se ardhja e të riut Susic ka përshpejtuar largimin e Calhanoglu, që shpesh këtë sezon ka qenë i dmtuar.



Read it all at Bota Sot