Tifozët mbajnë “frymën”, gjithë sy e veshë te dueli Manchester City – Real Madrid

- Bota Sot

Tifozët mbajnë “frymën”, gjithë sy e veshë te dueli Manchester City – Real Madrid

Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Champions League.

Duele të “zjarrta” janë në progam, teksa dita e sotme ka rezervuar edhe përballje “titanësh”.

4 ndeshje do të luhen. Gjithçka do të startojë me sfidën mes Brest dhe PSG-së në orën 18:45. Ndërkohë në orën 21:00 do të luhen paralelisht 3 sfida.

Të gjithë do të jemi sy e veshë te superdueli mes Manchester Cityt dhe Real Madrid. Dy nga skuadrat pretendente për të fituar trofeun, sfidohen mes tyre në një finale të parakohshme në Champions.

Si anglezët ashtu edhe spanjollët tentojnë fitoren në “Play-Off” për të shpresuar më pas te kalimi në fazën tjetër të këtij turneu.

Interesante është edhe sfida mes Sportingut dhe Dortmund, teksa në fushë zbret edhe Juventusi. Këto të fundit presin në shtëpi skuadrën e PSV-së.



Read it all at Bota Sot