Balotelli: Racistët kanë mbetur vetëm

- Bota Sot

Balotelli: Racistët kanë mbetur vetëm

Mario Balotelli është një nga ata lojtarë që ka pasur përvojën e përballjes dhe luftës kundër racizmit. Ai ka qenë gjithmonë shumë i angazhuar në frontin social për barazinë. Prandaj, nuk mund të mungonte një mendim i tij lidhur me ngjarjen e Moise Kean.

Në Instagram, sulmuesi i Genoa ka shkruar, bashkë me një foto dhe etiketimin e Kean: “Është italian, është i zi dhe është vëllai im i vogël! Jemi krenarë për ty, ne italianët dhe afrikanët e vërtetë. Racistët kanë mbetur vetëm”.

Në fakt, në komentet në rrjetet sociale të Moise Kean, sulmuesit të Fiorentinës, që luajti të hënën mbrëma në “San Siro”, janë postuar ofendime raciste. Ishte vetë futbollisti që postoi në profilin e vet listën e ofendimeve që ai ka marrë. Komentet dhe fyerjet, që nuk do t’i përmendim, ishin natyrisht raciste, dhe Kean i ironizoi me fjalinë: “Përsëri, në vitin 2025”.

Kean ka qenë tashmë viktimë e episodeve diskriminuese në të kaluarën, si në rastin e këngëve raciste në prill të vitit 2019 në Cagliari, kur luante me Juventusin. “Festimi im ishte përgjigja më e mirë ndaj racizmit”, – ishte mesazhi i Kean në rrjetet e tij sociale, pas postimit të fotos me pozën me duar të hapura pas golit që shënoi.



Read it all at Bota Sot