Shqiptarët e Kosovës vendimtarë, e rrëzojnë Liverpoolin U19 nga UEFA Youth League

- Bota Sot

Shqiptarët e Kosovës vendimtarë, e rrëzojnë Liverpoolin U19 nga UEFA Youth League

Futbollistët e kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi e Deli Hajdini, kanë treguar angazhim e lojë cilësore për skuadrën gjermane, Stuttgart U19.

Stuttgart U19 ngadhënjeu me penallti me rezultat 5:3 ndaj Liverpool U19.

Stuttgart kualifikohet në të tetën e finales së UEFA Youth League.

Ballafaqimi në kohën e rregullt mes Stuttgart U19 dhe Liverpool U19 ka përfunduar baras (2:2).

Bujupi ka shënuar gol për epërsinë e skuadrës gjermane, 1:0. 

Skuadra mikpritëse avancoi me rezultat 2:0 po mysafirët e barazuan. 

Për Stuttgartin shënuan Bujupi (8), Korkut (19) dhe për Liverpoolin Morrison (26) e Doberty (45+2)

Bujupi u paraqit titullar e Hajdini nga minuta e 46-të.

Penalltitë përcaktuan fituesin. 

Penalltitë, për Stuttgartin realizuan Korkut, Bujupi, Hajdini, Penna e Boakye dhe për Liverpoolin Morrison, Laffey, Figueroa; dështuan Nallo.



Read it all at Bota Sot