Aksident fatal në Carralevë, humb jetën një person nga Suhareka

- Gazeta e Prizrenit

Aksident fatal në Carralevë, humb jetën një person nga Suhareka

Policia njoftoi se sot me datë 13.02.2025, reth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë, raporton gazeta e Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi.
Menjëher janë thirr të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje,

Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr  informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka.

Në vend ngjarje jane të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.
Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.



Read it all at Gazeta e Prizrenit