Ferati në formë të mirë, shënon gol dhe asiston në Bundesliga 3.

- Bota Sot

Ferati në formë të mirë, shënon gol dhe asiston në Bundesliga 3.

Futbollisti Arianit Ferati ka shënuar gol në Bundesliga 3 me fanellën e Mannheim.

Manheim shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Hansa Rostock dhe një prej golashënuesve ishte mesfushori nga Kosova.

27-vjeçari realizoi gol në minutën e 24’të.

Në këtë ndeshje, Ferati bëri edhe asist te goli i dytë i shënuar nga Becker në minutën e 12’të.

Kujtojmë që ky ishte goli i dytë këtë sezon për lojtarin nga Kosova.



Read it all at Bota Sot