Rodrygo feston 250 ndeshje me Real Madridin

- Bota Sot

Rodrygo feston 250 ndeshje me Real Madridin

Rodrygo festoi të shtunën ndeshjen e tij të 250-të me Real Madridin, të hënën pozoi në “Valdebebas” me një fanellë përkujtimore të rastit në fjalë: "Kjo do të thotë shumë për mua. Të jem këtu është një ëndërr që e realizoj çdo ditë dhe jam shumë i emocionuar.

Dua të arrij shumë suksese dhe objektiva të tjerë. Erdha këtu me dëshirën për të fituar gjithçka, por nuk e imagjinoja që do t’ia dilja kaq shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë se do të fitoja tashmë dy Champions League. Jam shumë i lumtur".

Sezoni i tij: "Jam i kënaqur me atë që po bëj këtë sezon. E vërteta është se do të doja të bëja edhe më shumë.

Jam në formë të shkëlqyer, edhe skuadra po ecën shumë mirë, po rritemi dhe po përmirësohemi çdo ditë. Tani na presin momente të rëndësishme dhe ndeshje të vështira, por jemi gati, të përqendruar dhe do të japim maksimumin".

Pavarësisht se nuk është aq i spikatur sa yjet e tjerë të skuadrës së Ancelottit, braziliani vlerësohet shumë për sakrificën dhe aftësinë e tij për të qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha. Në sezonin e tij të gjashtë me Real Madridin, ai ka fituar 13 tituj:

2 Champions League

2 Kupa Bote për Klube

2 Superkupa të Europës

3 La Liga

1 Kupë Mbreti

3 Superkupa të Spanjës



Read it all at Bota Sot