Federata Angleze mban me hatër trajnerin Tuchel!

- Bota Sot

Federata Angleze mban me hatër trajnerin Tuchel!

Federata Angleze e Futbollit po e merr me të mirë trajnerin e “Tre luanëve”, Thomas Tuchel.

Sipas mediave angleze, ai është lejuar të ketë fleksibilitetin që ka kërkuar për udhëtimet e tij në Gjermani Tuchel po udhëton më shpesh për të takuar familjen e tij.

Kjo patjetër që ka pasoja në punën e teknikut, sepse deri tani ai ka humbur tri fundjava të ndeshjeve në Premier League. Me siguri që i ka analizuar nëpërmjet TV, por nuk ka qenë i pranishëm në asnjë stadium.

Tuchel ka munguar edhe në raundin e tretë të FA Cup dhe në të katër gjysmëfinalet e Carabao Cup. Shumë, kur mendon se ka vetëm 6 javë e gjysmë që ka marrë timonin e Anglisë.



Read it all at Bota Sot