Barcelona mbetet e pasigurt

- Bota Sot

Barcelona mbetet e pasigurt

E ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona mbetet e pasigurt, ndaj Liverpool-i po shqyrton mundësinë e një transferimi të mesfushorit holandez këtë verë, me mundësinë e një çmimi të reduktuar.

Kontrata e 27-vjeçarit skadon më 2026 dhe duke marrë parasysh pagën e tij të lartë, klubi katalanas shpreson të përfitojë nga shitja e mesfushorit këtë verë. Kjo bie ndesh me dëshirën e lojtarit dhe të rrethit të tij, të cilët kanë insistuar vazhdimisht për qëndrimin në “Camp Nou”.

Sipas “TEAMtalk”, Barcelona e ka vendosur tashmë çmimin e shitjes në 35 milionë euro. Një shifër që Liverpool-i e konsideron të arsyeshme, por për ta finalizuar marrëveshjen do të duhet bindur vetë De Jong, i cili nuk është i prirur të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës. Nga ana tjetër, “Reds” nuk duan të shpenzojnë shuma të ekzagjeruara për pagën e tij.

Por nuk përfundon këtu. Juventusi është gjithashtu në skenë. Bardhezinjtë, të cilët nuk janë ende të bindur nga paraqitjet e Douglas Luiz, kanë kërkuar informacion mbi De Jong. Në Torino bëjnë të ditur se kostoja e transferimit nuk përbën problem, por edhe ata, si Liverpool-i, kërkojnë një ulje të pagës.

E ardhmja është në duart e holandezit. Nëse ai pranon një kompromis, priten zhvillime të reja në muajt e ardhshëm. Në të kundërt, Barcelona do të duhet të gjejë një tjetër zgjidhje për të.



Read it all at Bota Sot