Në Rumani ende iu kujtohet kombëtarja e Kosovës, për skandalin që shkaktuan më 15 nëntor të vitit 2024 në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.
Provokimet Serbia, Serbia, Serbia ndaj Kosovës, ende rumunët i kanë të freskta sepse morën një dënim shembullor nga UEFA.
“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi të mos e pezullojë fushën tonë për ndeshjet e radhës, pas incidenteve nga ndeshja me Kosovën në nëntor.
Pas ecurisë emocionuese në EURO 2024 dhe ecurisë së pamposhtur në Ligën e Kombeve, Rumania shpreson të kualifikohet në Kupën e Botës pas një mungese 28-vjeçare”, shkruan media romune “Sport”.
“Ndeshja Rumani – Bosnjë dhe Hercegovinë, e planifikuar për 21 mars, e para në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, do të luhet me shikues.
Federata Rumune e Futbollit rikujton se pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) javën e kaluar, sanksionet e vendosura nga organet juridike të UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë, të luajtur në nëntor të vitit të kaluar, janë në fuqi.
Megjithatë, për të shmangur dyshimet, FRF konfirmon se sanksionet nuk do të zbatohet për ndeshjen e kombëtares rumune në kualifikueset për Kupën e Botës FIFA 2026.
Kështu, ndeshja do të luhet me shikues në tribuna, pa asnjë ndalesë në këtë drejtim.
Sanksioni përkatës do të zbatohet në garën e radhës të organizuar nën kujdesin e UEFA-s””, njoftoi FRF.