Kur të rifillojnë stërvitjet, të planifikuara për nesër pasdite, pronarët dhe drejtuesit e Atalantas do të jenë të pranishëm në qendrën stevitroe te Zingonia për të zbutur sherrin dialektik mes trajnerit Gian Piero Gasperini dhe sulmuesit Ademola Lookman dhe për të mbyllur shpejt një kapitull që nuk do të ketë pasoja.
Gasperini kishte theksuar pas ndeshjes se Lookman nuk duhej të kishte ekzekutuar penalltinë (e fituar pas golit te 1-3 po të shënuar nga nigeriani), më pas lojtari u përgjigj në rrjetet sociale duke shprehur zhgënjimin e tij për këtë akuzë te trajnerit. Ballafaqimi do të jetë një mënyrë për të sqaruar pozicionet e tyre dhe atë që ndodhi në fushë, në mënyrë që të mos nxisë polemika të mëtejshme.
Pas ndeshjes, Gian Piero Gasperini perdori keto fjalë për të komentuar episodin: “Ai nuk duhej ta kishte marrë atë top per të goditur penalltine, ai është një nga goditesit me te keq te penalltive që kam parë ndonjëherë. Gjuajtësit e penalltive ishin De Ketelaere dhe Retegui, por ai ishte dukshëm euforik dhe ky episod ndodhi sepse donte te godiste.”.
Lookman më pas u përgjigj në rrjetet sociale me një postim të gjatë: “Më trishton që më duhet të shkruaj këtë deklaratë në një ditë si kjo, veçanërisht për atë që kemi arritur së bashku si ekip dhe si qytet.
Të veçohem në mënyrën se si u be ndaj meje me dhemb dhe me duket e pandershme, jo më pak për shkak të punës së pamasë dhe angazhimit të madh që kam por edhe përkushtimin që kam pasur në këtë klub çdo ditë dhe ne shumë momente të vështira gjatë kohës sime këtu, për shumicën e të cilave nuk kam folur kurrë. Për mendimin tim skuadra duhet të mbrohet gjithmonë dhe duhet të jetë e para, kjo e bën atë që ndodhi mbrëmë edhe më shumë.
“Së bashku me tifozët tanë të jashtëzakonshëm, edhe ne si ekip po vuajmë nga rezultati i mbrëmshëm.
Gjatë lojës, shoku i ekipit qe godet penallti më urdhëroi të ekzekutoja une penalltinë; dhe kështu, në mbështetje të ekipit, mora përsipër ta bëj këtë në atë moment. Jeta ka të bëjë me sfidat dhe kthimin e dhimbjes në fuqi, gjë që do të vazhdoj ta bëj. Prandaj do të përpiqemi të vazhdojmë keshtu për të përballuar 13 ndeshjet e fundit të kampionatit”.