Kane do të jetë gati për ndeshjen me Shqipërinë dhe Letoninë

- Bota Sot

Kane do të jetë gati për ndeshjen me Shqipërinë dhe Letoninë

Dëmtimi i pësuar nga Harry Kane në duelin mes Bayernit të Munihut dhe Celtic-ut duket se nuk është aq serioz sa u mendua.

Pas ekzaminimeve më të imtësishme është mësuar se dëmtimi i sulmuesit në pulpë nuk do ta pengojë që të jetë prezent në startin e fushatës së eliminatoreve të Anglisë për Botërorin e 2026-ës.

Sipas tabloidëve në Britani mësohet se sulmuesi do të jetë jashtë fushave për gati 2-3 javë duke u rikthyer në kohë për takimet e marsit të Anglisë.

Një herë kampionët e botës do të presin Shqipërinë në “Wembley” më 21 mars ndërsa katër ditë më vonë do të ndeshjen me Letoninë po në të njëjtin stadium.



Read it all at Bota Sot