Mushkolaj: Fatmir Limaj osht nda prej Hashim Thaçit, e s’po ndahet prej Ramush Haradinajt

- Gazeta e Prizrenit

Mushkolaj: Fatmir Limaj osht nda prej Hashim Thaçit, e s’po ndahet prej Ramush Haradinajt

Analisti kosovar Imer Mushkolaj, ka komentuar deklaratat që ka bërë së fundmi kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, raporton Gazeta Sinjali.

I ftuar në një emision televiziv, Limaj mbrëmë tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike dhe se është i gatshëm të ulet për bisedime rreth koalicionit me të gjithë liderët e partive, duke përfshirë edhe Albin Kurtin.

Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, nga analistë e njohës të çështjeve politike.

E një reagim mjaft interesant ka ardhur edhe nga analisti Mushkolaj, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

“Fatmir Limaj osht nda prej Hashim Thaçit, e s’po ndahet prej Ramush Haradinajt”, ka shkruar ai.



Read it all at Gazeta e Prizrenit