Costacurta: Eliminimi i Milanit, Atalantës dhe Juves ishte thjesht një aksident kolektiv

- Bota Sot

Costacurta: Eliminimi i Milanit, Atalantës dhe Juves ishte thjesht një aksident kolektiv

Alessandro Costacurta, në një intervistë për “La Repubblica”, analizoi momentin e futbollit italian pas eliminimit të tri skuadrave italiane nga Champions League:

“Një vit më parë, ne italianët dukeshim sikur ishim padronët e Europës, ndërsa tani po lëpijmë plagët. Sidoqoftë, ajo nuk ishte një ‘rilindje’, as kjo që ndodhi nuk është kthim në ‘mesjetë’. Eliminimi i Milanit, Atalantës dhe Juventusit ishte thjesht një aksident kolektiv.

Nuk besoj që Brugge, Feyenoordi apo PSV do të arrijnë në çerekfinale. Në futboll ka kategori, për ta cituar Allegrin.

Në fund do të mbërrijnë ekipet vërtet të forta, duke filluar nga Real Madridi i Ancelottit. Deri pardje, shumë në Spanjë donin ta shihnin atë në arenë në vend të demit, por duke eliminuar Manchester City na kujtoi sërish vendin që i takon”.

Cilat ishin gabimet e Milanit, Atalantës dhe Juventusit? Ish-mbrojtësi i shquar italian analizon: “Të tria skuadrave tona iu mungoi përulësia dhe intensiteti, siç kanë thënë edhe Sacchi e Capello. Por çdo eliminim ka historinë e tij. Atalanta, që për paraqitjet në grup ishte pas Liverpool-it, nuk pati fuqinë fizike me të cilën na kishte mësuar.

Milani luajti mirë për 51 minuta, por pagoi shtrenjtë një ndeshje të parë katastrofike dhe çmendurinë e Theo-s. Ndërsa Juve luajti mirë tri nga katër pjesët e takimit, por ende nuk ka cilësi të mjaftueshme te lojtarët individualë. Fitorja në kampionat ndaj Interit ishte entuziazmuese, por mbetet vetëm një episod”.



Read it all at Bota Sot