Busero: Reali gjithmonë favorit

- Bota Sot

Busero: Reali gjithmonë favorit

Në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, Atletiko Madrid do të përballet me Realin e Madridit.

Pas hedhjes së shortit, për mediat ka dhënë prononcim drejtori i Atletiko Madridit, Karlos Busero.

“I rëndësishëm ishte kualifikimi. Nuk ka kundërshtarë të lehtë në këtë fazë.

Shorti na vendosi kundër Realit dhe do të përballemi me ta.Ky tension është gjithashtu pjesë e një mjedisi që nuk është realiteti i futbollit.

Unë dhe Butragenjo ne mendojmë për futbollin.

Është një botë më e relaksuar. Ata janë gjithmonë favorit në këtë kompeticion.

Ata janë një nga më të mëdhenjtë në Evropë.

Perceptimi nuk ka ndryshuar. Ndeshja e fundit gjithmonë ka rëndësi. Kjo duhet t’u ketë dhënë atyre besim.

Do të shohim se si do të arrijmë atje,” tha mes tjerash Busero.



Read it all at Bota Sot