Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, gjuhëtari: Shqipja po ndotet nga fjalët e huaja të panevojshme

- Bota Sot

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, gjuhëtari: Shqipja po ndotet nga fjalët e huaja të panevojshme

Përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, gabimet drejtshkrimore dhe shtrembërimet sintaksore janë disa nga sfidat më të mëdha me te cilat po përballet gjuha shqipe, pohon gjuhëtari Ali Jashari, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Kujdesia për gjuhën amtare duhet të zhvillohet në disa nivele arsimore pohojnë profesorët e Gjuhësisë dhe Letërsisë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, duke vënë theksin te cilësia e teksteve shkollore, botimet në lëmë të letërsisë dhe botimet në publicistikë.

Në përballje të përditshme me studentët dhe nxënësit, gjuhëtarët thonë se duhet të bëhet një punë më e madhe për afrimin e tyre me gjuhën dhe letërsinë.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve Amtare synon zhvillimin dhe trashëgimin e gjuhëve, ndaj një vëmendje e veçantë në Korçë u është kushtuar edhe gjuhëve që fliten nga pakicat minoritare.

E cilësuar si ashti i gjuhës shqipe, frazeologjia mbetet struktura më e fortë e gjuhës shqipe, ndaj dhe po hartohet një Fjalor i Madh Frazeologjik me rreth 42 mijë shprehje dhe njësi frazeologjike, thotë për News24, leksikografi Ali Jashari.

21 shkurti u shpall si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në vitin 1999 nga UNESCO, pas protestave të studentëve nga Bengali në Universitetin “Dhaka”, të cilët kërkonin mbrojtjen e gjuhës së tyre.



Read it all at Bota Sot