Dejvi Bregu “show”, Dinamo mposht pastër Laçin dhe parakalon Vllazninë

- Bota Sot

Dejvi Bregu “show”, Dinamo mposht pastër Laçin dhe parakalon Vllazninë

Ka përfunduar sfida mes Dinamos dhe Laçit, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ishin dinamovitët ata që ia dolën të fitonin me rezultatin 2-0.

Dy golat për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja u shënuan nga Dejvi Bregu.

Si fillim sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 2-të, ndërsa për golin e dytë mendoi në minutën e 68-të.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 44 pikëve dhe merr vendin e dytë, duke parakaluar Vllazninë. Në krahun tjetër, me 30 pikë, Laçi mbetet në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit.



Read it all at Bota Sot