Një tjetër gol shqiptarësh është shënuar në Turqi.
Sokol Cikalleshi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në sfidën që Adanaspor po luan në transfertë ndaj Corum.
Sulmuesi shqiptarë e shndërroi në gol një penallti të fituar po nga ai vetë.
Në minutën e 45+1 të kohës shtesë të pjesës së parë tundi rrjetën e kundërshtarëve për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ky është goli i 2-të për Cikalleshin në këtë sezon me skuaadrën turke, teksa na luajtur në 7 ndeshje deri tani.