Në javën e 17-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Bashkimi i Kumanovës shkaktoi senzacion duke e mundur me rezultat 1:0 Makedonija GP në Gjorgje Petrov.
Goli i shënuar në pjesën e parë rezultoi vendimtar në këtë duel, ndonëse vendasit u përpoqën me të gjitha forcat për të arritur një rezultat të favorshëm si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë.
Arsimi nga Çegrani si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Ohrin.
Makedonija GP kryeson me 41 pikë, pasojnë Bregallnica me 37, Bashkimi 36, Arsimi 33 pikë etj.
Rezultatet
Makedonija GP – Bashkimi 0:1
Bellasica – Vardari (N) 4:0
Boreci – Pobeda 0:1
Skopje – Osogovo 0:0
Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa 1:2
Bregallnica – Novaci 3:1
Arsimi – Ohri 1:1
Kozhuvi – Vardarski 1:0