Skënderbeu del nga kriza përballë rrogozhinasve

- Bota Sot

Skënderbeu del nga kriza përballë rrogozhinasve

Skënderbeu ka mundur sot Egnatian me shifrat 1-0 në Korçë, duke ringjallur edhe një herë shpresat për mbijetesën.

Korçarët kanë dominuar plotësisht përballë rrogozhinasve, të cilët nuk u shfaqen thuajse asnjëherë rrezikshëm para portierit Alia në një paraqitje shumë larg atyre që kanë dhuruar në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ku kanë shënuar vetëm fitore.

Korçarëve iu deshën dy penallti të akorduara falë VAR-it për të shënuar të dytën dhe për të siguruar tre pikët që i nevojiten për të ringjallur luftën për mbijetesë.

Ndërsa Egnatia ka krijuar një avantazh të ndjeshëm që ia mundëson edhe këto luhatje pa humbur kreun e klasifikimit.



Read it all at Bota Sot