Shkëmbi: E kishim të vështirë të shënonim

- Bota Sot

Shkëmbi: E kishim të vështirë të shënonim

Teuta mposhti Tiranën me përmbysje me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të Superiores.

Trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.

“Shumë të vështirë të shënonim, peng kam pësimin e golit të parë pasi ishte e disata herë që ne pësojmë nga goditjet standarte. Në ato minuta edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi ia thashë djemve edhe në pushim.

Të gjithë e pamë që ishte e vështirë të shënonim. Kishte aq shumë situata dhe momente në këtë sfidë dhe futbollistët nuk kishin faj.

Meta po vuante shumë në luftën në ajër. Po vuanim pak pjesën e parë në mbrojtje, ku Teuta na vendosi në vështirësi.

Mendoj që bëmë mirë, pavarësisht se golin e pësuam për fajin tonë, penalltia nuk e di nëse ishte apo jo.”, tha Shkëmbi.



Read it all at Bota Sot