Arago shpreson pikë për Gjilanin: Do ta japim gjithçka nga vetja

- Bota Sot

Arago shpreson pikë për Gjilanin: Do ta japim gjithçka nga vetja

Futbollisti i Gjilanit Jamal Arago është paraqitur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj Dukagjinit, takim ky që zhvillohet të dielen në Klinë.

Mbrojtësi i qendrës ka bërë thirrje te bashkëlojtarët e tij që të jenë të vëmendshëm, pasi që dijne se kundërshtari ka cilësi dhe u ka marrë maksimumin e pikëve nga dy ndeshjet e para kampionale.

“Jemi në fazën e dytë të kampionatit dhe kjo është ndeshja e tretë përballë Dukagjinit. Ne jemi duke i marrë ndeshjet një e nga një. Jemi duke punuar fuqishëm së bashku me trajnerin dhe stafin teknik.

Kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme për ne, pasi që në fazën e parë të kampionatit nuk kemi marr asnjë pikë nga Dukagjinit. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar tifozëve tanë dhe klubit që ne jemi gati për të dhuruar gjithçka nga vetja për këtë takim. Jemi të gatshëm 100%”.

Arago u shpreh i bindur që ekipi është gati dhe ka mentalitetin e duhur për të vijuar ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat, pas fitores ndaj Llapit në udhëtim dhe Ballkanit në shtëpi.

“Ne kemi patur një fazë përgatitore shumë të suksesshme, duke nisur edhe nga ndeshjet tona kontrolluese.

Ndonjëherë në futboll gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Nëse e shikoni ne tani kemi zhvilluar tri ndeshje në stinorin pranveror dhe kemi shënuar dy fitore kampionale.

Kemi marrë mesazhin e duhur nga trajneri dhe stafi teknik që ta kemi mentalitetin dhe përqendrimin e duhur në çdo ndeshje. Kam besim në vete dhe në shokët e mi të ekipit që nga ndeshja e neserme të dëshmojmë stabilitetin tonë të rezultateve”.

Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.



Read it all at Bota Sot