Myrto Uzuni prezantohet te Austin FC në MLS

- Bota Sot

Myrto Uzuni prezantohet te Austin FC në MLS

29-vjeçari nga Berati, Myrto Uzuni bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e e klubit të futbollit Austin FC. Uzuni tashmë është ndër 10 transferimet më të shtrenjta në historinë e MLS-së.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, këtë fundjavë është prezantuar në klubin e MLS, FC Austin.

Uzuni ka marrë fanellën me numrin 10 dhe është gati për aventurën amerikane. Pasi u prezantua për media, ai mbajti edhe një fjalim.

Të jem i sinqertë, para se të nënshkruaja, folëm me drejtuesit dhe kuptova se kemi tifozë shumë të mirë, është një nga skuadrat ku shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje”, tha ai.

Ndërsa shtoi:"Siç e thashë edhe më parë, do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë për të mbështetur Austin, kështu që puna ime është të kënaq tifozët duke shënuar gola sigurisht”, tha Uzuni.

Shumë fansa amerikan të klubit të futbollit Austin FC me flamurin jeshil kishin dalë për të pritur Uzunin. Né ndërkohë,  ajo që ra në sy sipas rrjeteve sociale Tik&Tok, Instagram, Fb, Linken, është se nuk mungonin fotot me flamurin kuq e zi, dhe  me  tifozat shqiptar të Austin FC. Shqiptar që kishin udhétuar edhe nga Huston e Dallas.



Read it all at Bota Sot