Reali ka një kërkesë nga tifozët në ndeshjen ndaj Gironas

- Bota Sot

Reali ka një kërkesë nga tifozët në ndeshjen ndaj Gironas

Real Madridi ka disa javë që akuzon gjyqtarët dhe Federatën Spanjolle se po dëmtohen në vazhdimësi gjatë ndeshjeve të La Liga.

Episodi i fundit, me përjashtimin e Bellinghamit në ndeshjen ndaj Osasunas, ka intensifikuar betejën e drejtuar nga Florentino Pérez kundër arbitrave dhe Federatës.

Te Real Madridi janë të bindur se do të luftojnë kundër kësaj kauze dhe besojnë se po trajtohen të padrejtë nga trupi i arbitrave , gjë që i pengon të garojnë në kushte të barabarta në Ligë.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Relevo”, Real Madridi u ka kërkuar tifozëve të vet që në ndeshjen e sotme ndaj Gironas, në minutën e 12-të të ndeshjes të këndojnë “Korrupsioni në Federatë”.

Detaji është shumë domethënës, pasi më parë klubi bardhezi i ka kërkuar tifozëve të tij që të mos marrin pjesë në këto lloj thirrjesh , apo në ofendime ndaj rivalit. Tani konteksti është krejt ndryshe. Florentino Pérez e ka të qartë drejtimin që dëshiron të marrë dhe konfirmon ‘luftën’ e tij me futbollin spanjoll.



Read it all at Bota Sot