Renditja e ‘GlobalFirepower’ për fuqitë ushtarake, Kosova renditet në këtë pozitë

- Bota Sot

Renditja e ‘GlobalFirepower’ për fuqitë ushtarake, Kosova renditet në këtë pozitë

“GlobalFirepower” ka publikuar renditjen e re të shteteve për nga fuqia ushtarake. Në këtë renditje Kosova është e 141-ta me radhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i prijnë renditjes prej 145 shteteve për nga fuqia ushtarake, si e dyta është renditur Rusia, pasuar nga Kina, India e Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia, shtete që përbëjnë top dhjetëshen e më të fuqishmeve ushtarakisht. 

Shqipëria, sipas kësaj renditje është e 78-ta për nga fuqia ushtarake.

Vendet tjera të rajonit, sikurse Serbia, është renditur në vendin e 63-të, Kroacia  në vendin e 74-të , në renditje e 112-ta është Maqedonia e Veriut, e 127-ta Mali i Zi,  ndërsa e 132-ta, Bosnje e Hercegovina.

Vlerësimi i nga “GlobalFirepower” ka nisur qysh para 19 vjetësh, nga viti 2006.



Read it all at Bota Sot